Ish gjyqtari i Kushtetueses, 9 muaj burg por pas konvertimit burgu numërohet...

Ish gjyqtari i Kushtetueses, 9 muaj burg por pas konvertimit burgu numërohet me orë

151
0
Shares

Gjykata e Posaccme dënoo me 9 muaj burg Fatos Lulon, ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie.

GJKKO vendosi që këtë dënim ta konvertojë në 80 orë pune në komunitet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale nr. 137/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurit Fatos Lulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal. 2.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri.

DETAJET/ 1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos Lulo për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Fatos Lulo duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.

3. Urdhërohet i pandehuri Fatos Lulo të kryejë 80 orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY