Policia publikon videon: Nuk ishte pistoletë! PD: Edhe në videon tuaj...

Policia publikon videon: Nuk ishte pistoletë! PD: Edhe në videon tuaj është pistoletë!

327
0
Shares

PD ka reaguar pas një video që publikoi policia duke mohuar përdorimin e pistoletës në Kuvend nga një efektiv i forcave speciale të policisë.

Video e publikuar nga Policia është mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media, reagon PD.

“Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të policit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.
Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës”, thekson zyra e shtypit e PD.

Ndërsa në reagimin e policisë thuhet se efektivi nuk përdori pistoletën por aparatin e gazit spërkatës.

“Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.

Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit”, njoftoi Policia e Shtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY