Tension në Kuvend, Garda e rrethon me gardh metalik për të përballuar...

Tension në Kuvend, Garda e rrethon me gardh metalik për të përballuar deputetët e opozitës

56
0
Shares

Garda ka rrethuar me gardh metalik hyrjen e Kuvendit duke paralajmëruar tension para derës kryesore e përgjarë ambienteve të tjera.

Garda ka vendosur të mos lejojë deputetët e përjashtuar të opozitës të hynë në sallën e Kuvendit.

Për këtë reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!“, deklaroi Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY