EMRAT/ E rrahën, u furnizuan me karburant, nuk paguan dhe i drejtuan...

EMRAT/ E rrahën, u furnizuan me karburant, nuk paguan dhe i drejtuan pistoletën

63
0
Shares

Kërcënuan me armë zjarri, pronarin e një karburanti në Mirditë pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta.

2 personat janë identifikuar nga policia dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Ata janë Kristjan Marku (Bashaj), 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç.

“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje”, njoftoi policia e Mirditës.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY