Nuk mbijetoi dot efektivi i Gardës, ndahet nga jeta në spital pasi...

Nuk mbijetoi dot efektivi i Gardës, ndahet nga jeta në spital pasi qëlloi veten në mesditë

55
0
Shares

Efektivi i Gardës Henri Haxhiraj nuk i mbijetoi tentativës së tij për të vrarë vetrn. Ai ndërroi jetë këtë mbrënje në spitalin ushtarak, disa orë pasi qëlloi veten me armën e shërbimit në shtëpinë e tij afër Qytetit Studenti në Tiranë.

“Henri Haxhiaj, 37 vjeç, i cili ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia e Tiranës.

Oficeri i moshës rreth 37 vjeç ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti. Efektivi i plagosur u dërgua në spital me ambulancë.

“Në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës sot në mesditë.

Emri i Henri Haxhirajt njohej nga policia pasi në janar të 2022 emri i tij u përfol se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët merreshin me prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni policor në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj.

Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët kishin përfituar shuma të ndryshme monetare të cilat varionin deri në 300 mijë euro nga shtetait e huaj të cilët binin në “grackën” e këtij grupi, njoftoi atëherë policia e Lezhës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY