Ilda Zhulali: Mund të ishim Sllovenia e Ballkanit por Edi Rama kishte...

Ilda Zhulali: Mund të ishim Sllovenia e Ballkanit por Edi Rama kishte plan tjetër

30
0
Shares

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali vlerësoi si një ditë të rëndësishme për Shqipërinë hapjen e negociatave për grupin e parë ku përfshihen 6 kapituj ppr ndërkaq theksoi se ndërsa bëhet ky hap kreu i opozitës është në burg politik.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Më në fund, pas 10 vitesh, Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor. I kishte të gjitha mundësitë të ishte lokomotiva që udhëhiqte trenin ballkanik drejt BE. Por Edi Rama kishte projekt tjetër.

Për shkak të Edi Ramës, Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as sa Maqedonia.

Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare në vend”, tha Zhulali.

Sipas saj, Shqipëria nis negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane. Me 148 mijë familje që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare.  Me fondet e bujqësisë, te akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës. Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve. Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.

“Edi Rama në 10 vite nuk arriti as ti afrohej standardit të vendosur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila në kohë rekord, brenda 2 viteve përmbushi 140 kushte dhe u hoqi barrën e vizave shqiptarëve, që sot udhëtojnë vetëm me pasaportë në dorë.

Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, siguroi ratifikimin e saj nga 25 vend anëtare, paraqiti aplikimin për anëtarësim dhe përgatiti brenda 3 muajve procesin e plotë të skanimit të të gjithë trupës ligjore dhe aftësive administrative në vend.

Partia Demokratike cmontoi në kohë record mbi 200 banda kriminale, ndërtoi regjistrin elektronik të shtetasve, prodhoi pasaportat dhe kartat e identitetit biometrike, ndërtoi sistemet e sigurisë TIMS dhe MEMEX, qendrën ndër-operacionale detare, sistemin e prokurimeve elektronike, shërbimet one-stop shop për bizneset. Realizoi projekte strategjike si Rruga e Kombit, Gazsjellësi transAdriatik, dyfishimin e prodhimit të energjisë së gjelbër, ndërtimin e infrastrukturës turistike të vendit, rriti standardin e jetesës duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, subvencionoi bujqit shqiptarë”, tha ndër të tjera Zhulali. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY