Belind Këlliçi sërish në SHBA/ Takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: Partia...

Belind Këlliçi sërish në SHBA/ Takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump

61
0
Shares

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ndodhet sërish në SHBA, i përfshirë në fushatën e kandidatit për President Donald Trump. Ai u takua me Lara Trump dhe kongresmenë të republikanëve. Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij për paqen dhe sigurinë në rajon, shkruan Këlliçi në rrjete sociale.

POSTIMI I KËLLIÇIT/ Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!

Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.

Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY