Afgani 16 vjeç mbahej me zor në punë në një servis në...

Afgani 16 vjeç mbahej me zor në punë në një servis në Shkodër

69
0
Shares

Mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani (i dyshuar i trafikuar), për ta shfrytëzuar për punë, Policia vë në pranga një 18-vjeçar dhe shpall në kërkim vëllanë e tij. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

“Policia gjeti minorenin afgan në gjendje të mkrë shëndetësore ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç (vëllai i 18-vjeçarit të arrestuar) banues në fshatin Bërdicë, për veprën penale “Trafikim i të miturve”; u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. P., 31 vjeç dhe A. P., 57 vjeç (vëllai tjetër dhe babai i 18-vjeçarit të arrestuar), të dy banues në fshatin Berdicë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, deklaroi policia e Shkodrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY