Aksidenti i rëndë në Levan, 37 bagëti të imta nën rrotat e...

Aksidenti i rëndë në Levan, 37 bagëti të imta nën rrotat e makinave

47
0
Shares

Rreth orës 18:40 të ditës së djeshme në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me 2 makina të tjera pasi po drejtonte makinën i dehur.

Si pasojë janë dëmtuar një drejtues mjeti dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë goditur 37 bahëti të imta.

“Policia arrestoi drejtuesin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta”, njoftoi policia e Fierit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY