Çfarë do deklaronte mbrëmë Eduard Ndocaj për Lulzim Bashën

Çfarë do deklaronte mbrëmë Eduard Ndocaj për Lulzim Bashën

72
0
Shares

Deputeti socialist i Lezhës kishte përgaditur mbrëmë një fjalim por për shkak të axhendës së parlamentit u lejuan vetëm fjalime nga grupe parlamentare.

Megjithatë një pjesë e fjalimit të tij është më poshtë:

“Lulzim Basha ky politikan Europianist , me formim bashkëkohor , i kulturuar dhe i civilizuar i cili dallon nga politikanët aktualë në sjelljet e tij . Nuk ka miq nga bota e krimit , nuk ka afera korruptive brënda kësaj pjese të errët të kësaj shoqërie , si i tillë , ngjall shpresë tek qytetarët Shqiptarë që besojnë tek ai .

Basha duke u ndodhur brënda një rrethi vicioz të partis së tij , me ish politikanë dhe ish ministra që kredencialet në sytë e popullit ka rënë ndjeshëm , ka luajtur me inteligjence në ecurinë e kësaj reforme deri në konkretizim.

Troç ky popull nuk është i përgatitur të sjelli në pushtet këtë kastë politike e cila është ndëshkuar ashpër nga dy palë zgjedhje , jo me vjedhje votash sikundër duan të justifikohen humbësit , por me votën e lirë demokratike , për shkakun e vetëm se i kishin hipur kalit mbrapsht thotë populli i mënçur.

Lulëzim Basha padyshim ka dhënë kontribut personal në hedhjen shtat të kësaj reforme , falë kulturës profesionale të tij , e cila i dha frutet e veta . Ai me ndërhyrjet e tij të matura dhe energjike pastroi ato paragrafe ligjore që mund ti jepnin pushtet të pakufizuar shefit të qeverris aktuale , sipas analizës së tij sigurisht”, deklaron Ndocaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY