LLOGARITJET/ Berisha tregon shifër për shifër se ku i gjen 700 milionë...

LLOGARITJET/ Berisha tregon shifër për shifër se ku i gjen 700 milionë eurot e para për pensionet, bursat dhe nivelin e varfërisë

117
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se paratë për rritjen e pensioneve, bursave e pagave, do mirren në qindra milionë euro që vidhen në rrugët e vendit. Ai bëri një llogaritje shifër për shifër duke konstatuar se 700 milionë euro të mjaftueshme për dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e bursave të stidentëve e asistenvën për të varfërit gjenden që në vitin e parë.

LOGARITJET E BERISHËS/ Më lejoni pak të fillojmë së bashku këtu para jush të dëshmoj se ku do të mirren ato para.
Normale është të shtrohet kjo pyetje.
Së pari, Edi Rama e harron Ismailin. Kryeministri i ardhshëm do të udhëtojë vetëm si pasagjer në linjat tregtare. Ja ku i ndamë 20 milionë euro.
Ku do mirren ato para?
Të dashur miq!
Do mirren para së gjithash në qindra milionë euro që vidhen në rrugët e vendit.
Do të ju jap vetëm disa shembuj.
Rruga Orikum-Sarandë e keni parasysh e tëra në zonë shkëmbore-malore, 74 km është rikonstruktuar me 71 mln euro. Po sa janë rritur çmimet e ndërtimeve gjatë këtyre viteve?
Ato janë rritur 14%, asnjë qindarkë më shumë.
Pra rruga do të kushtonte sot 84 mln euro. Por rruga është e gjatë 74 km.
Të kthehemi pak këtu afër. Rruga Tiranë-Plepa nga Ndroqi është e gjatë 39 km. A mund të imagjinoni ju, se Edi Rama me Lubi Ballukun, kanë parashikuar nga 40 mln euro, që ishte ndërtimi, e kanë dyfishuar në 90 mln euro.
Miqtë e mi, në të gjithë botën kjo rrugë nuk kushton kurrë më shumë se 30 mln euro. Atëherë a mund ti heqim 60 mln euro nga kjo rrugë dhe na bëhen 80 mln nga udhëtimet e Ismailit të Edi Ramës.
Tjetër, atyre që bëjnë pyetjen se ku do ti gjejë Berisha lekët. Po. Ja këtu afër i kemi.
A e dini ju që rruga për tu shtuar me dy korsi, rruga Tiranë-Durrës, ishte parashikuar 190 mln. Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë çuar në 290 mln euro për të vjedhur. Por unë u them ju, se në asnjë vend të botës shtimi me dy korsi 34 km autostradë, nuk mund të shkojë kurrë më shumë se 50 mln euro.
Me 4 korsi janë ndërtuar autostradat, ndërtohen edhe sot në Kroaci me 1.2 mln euro.
Atëherë para, ata që thonë se ku do i gjejmë paratë, do të ua marrin ju o hajdutë.
Sepse vetëm në rrugën Tiranë-Durrës, ne do të kursejmë, duke e zgjeruar atë me standardet më të mira, do kursejmë 240 mln euro.
Pra u bënë së bashku me Ismailin e Ramës, 20 mln euro, me paratë e rrugës së Ndroqit u bënë gjithsej 320 mln euro.

Të shkoj pak më tutje.

Në llokmat e unazës që ndërtohen me 15 mln euro kilometrin. Kurrë nuk do të ndërtohet me çmim më të madh se 3 mln euro.
Për çdo kilometër do të kursejmë 12 mln euro. Dhe për kilometra që kanë mbetur do të kursejmë 120 mln euro.
O hajdutë, po keni turp e shtroni pyetjen se ku do të mirren. Ju do të ua marrim të gjitha, ju vidhni qytetarët o të paftyrë.
Janë 460 mln euro.
Prisni. Vetëm veturat e zëvendësministrave, veturat e drejtorëve, veturat e ndërmarrjeve publike shpenzojnë në vit, sipas të dhënave të fundit, 60 mln euro naftë. Që të gjitha do u hiqen, do të jepet një bonus për litrat e naftës vajtje-ardhje, të shkojnë me taksi apo makinë personave, por makinë dhe shofer nuk do të paguajë kurrë më taksapaguesi shqiptar.
U bënë tani, 520 mln.
Po ahengjet e administratës, e qeverisjes vendore, po ahengjet e ministrave, biftekë 1 mijë euro. Po dietat e tyre kur shkojnë dhe me pushime. Së bashku këto para xhepi të vjedhura, shkojnë së bashku 80 mln.
Miqtë e mi, ja ku u bënë 600 mln euro. 600 mln euro, mbajini mend ju lutem.
Unë mora vetëm këto rrugë këtu.
Por po të shkojmë tek rrugë e tjera.
150 mln euro kanë parashikuar për zgjerimin e rrugës Bradashesh-Rrogozhinë.
U garantoj ju se të paktën, minimumi 50 për qind është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ajo rrugë për tu ndërtuar nga e para me 4 korsi do të ndërtohej pa asnjë vështirësi me 80 mln euro.
Ndërsa për tu zgjeruar me të gjitha standardet për tu bërë me 4 korsi, ajo nuk kërkon më shumë se 60 mln euro. Ku do të shkojnë ato 90 mln të tjera. Ku do të shkojnë?
Tek qytetarët, tek pensionistët, tek rrogëtarët.
Miq! Ju lutem.
A u bënë pra 690 mln euro. Më falni më shumë.
Atëherë pra, kush thotë të vërtetën. Sali Berisha apo avoketërit e hajdutëve që kanë mbushur rrjetet sociale dhe gazetat, mediat e tyre se ku do ti gjejë ky paratë. Ja pra se ku janë paratë dhe janë paratë fiks në këtë buxhet.
Dhe nuk hiqet asnjë kilometër rrugë nga ndërtimi, asnjë shkollë nga ndërtimi, asnjë spital nga ndërtimi.
Por siç e patë ju, veç me rrugë e shpenzime u bënë 700 mln euro, të cilat teprojnë, shumë teprojnë mbi minimumin jetik 200 euro, mbi pensionin 200 euro, mbi bursën e studentëve, 200 euro.
Uluni me çdo shqiptar, uluni me çdo pensionist, uluni me çdo qytetar dhe u shpjegoni se ku do të mirren lekët për të vendosur pensionin minimal 200 euro, për të vendosur minimumin jetik 200 euro, për të vendosur rrogën minimale 500 euro.
Po e them këtu para jush, solemnisht dhe haptas se të parët do të jenë ata që numërojnë kafshatën, do të jenë ata që sot marrin 40-50 euro si mbështetje, do të jenë pensionistë që marrin një pension mjerimi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY