FIER/ 5 muaj terror mbi një vajzë, por sot do ti paguajë...

FIER/ 5 muaj terror mbi një vajzë, por sot do ti paguajë të gjitha

174
0
Shares

Përndoqi për një periudhë 5 mujore një shtetase, ushtronte dhunë fizike dhe e kanoste për jetën, vihet në pranga nga policia e Fierit, 25 vjeçari nga Laçi.

”Paa kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë skuadrat policore kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I. B., 25 vjeç, banues në Laç”, njoftoi policia e Fierit.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë vajzë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY