GJIROKASTËR/ Morën peng një burrë, gruaja dhe miku i saj arrestohen nga...

GJIROKASTËR/ Morën peng një burrë, gruaja dhe miku i saj arrestohen nga policia

62
0
Shares

I hoqën lirinë një 53-vjeçari dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, arrestohen në Gjirokastër 2 autorët e dyshuar. Ë Sekuestrohen një shumë parash dhe 2 celularë.

“Janë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie”, njoftoi policia e Gjirokastrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY