Çekët fyejnë simbolet shqiptare. Skuadra të linte lojën. Reagon Federata

Çekët fyejnë simbolet shqiptare. Skuadra të linte lojën. Reagon Federata

506
0
Shares

Shqipëria u mund nga çekët në Pragë me rezultatin 2-0 e vlefshme për Ligën e Kombeve, por çelët nuk u mjaftuan me fitoren ndërsa fyen shqiptarët sipas një formati sllav, me të cilin as vetë çekët nuk kanë shumë lidhje.

Gjatë ndeshjes aty ku ishin të vendosur tifozët ultras të Çekisë, 3 flamuj të Shqipërisë u vendosën qëllimisht kokë poshtë, ndërsa ngjitur me ta ishte harta e Kosovës në flamurin e Serbisë.

Kjo ishte një sjellje skandaloze e çekëve dhe skuadra duhej të linte fushën në shenjë proteste derisa flamujt të ndreqeshin dhe fosilja serbe të largohej nga stadiumi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me këtë fyerje nacionale nga rrugaçët e Pragës.

“Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve.

Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore. FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës”, thuhet në njoftim të FSHF.

Vendasit kaluan në avantazh vetëm pas 2 minutash loje me anë të Chory, ndërsa vijuan presionin në drejtim të portës kuqezi për të shënuar më vonë eehe një tjetër gol.

Kjo për çekët ishte si një hakmarrje për ta, pasi u mposhtën në eliminatoret e Europianit, 3-0 në Air Albania.

Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Ukraina mposhti Gjeorgjinë. Gjeorgjia dhe Çekia kryesojnë grupin me nga 6 pikë, ndërsa Ukraina dhe Shqipëria me nga 3 pikë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY