Rama në Hungari, takim dhe deklaratë me Kryeministrin Orban: Nuk na frikëson...

Rama në Hungari, takim dhe deklaratë me Kryeministrin Orban: Nuk na frikëson ‘pushtimi’ nga Hungaria

115
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari, në një vizitë zyrtare një ditore, ku u u takua me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Dy kryeministrat patën një takim mes tyre, i cili u pasua nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán përshëndeti Shqipërinë për hapjen e kapitullit ‘Kryesoret’ me BE ndërsa theksoi nivelin e biznesit hungarez në Shqipëri.

“Vendet e Ballkanit  Perëndimor kanë pritur 15 vite mesatarisht për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej vitit 2019 dhe unë në fakt kam folur për këtë gjë edhe kur isha në Strasburg sepse mendoj që kura më e mirë për të gjithë këtë situatë dhe e thashë këtë edhe në Strasburg është që Bashkimi Europian t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vet sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne, në familjen europiane.

Në lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Ne e shikojmë këtë jo vetëm se duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme, por ne duam më shumë sesa kaq. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.

Gjithashtu, ne kemi lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air dhe OTP ka fituar edhe çmimin si banka më e mirë digjitale në Shqipëri”, tha Orban.

Më pas Kryeministri Edi Rama tha se Hungaria ka qënë shembull për reformat në Shqipëri.

“Ne sot nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe e dyta në fushën e administratës publike dhe sërish duhet të them që administrata publike është vërtetë shumë e rëndësishme për të gjithë ato vende që janë në procesin e anëtarësimit në BE dhe përvoja e Hungarisë për ne është shumë e rëndësishme.

Ne gjithashtu folëm për investimet dhe i thashë kryeministrit që ne ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze, pra shoqëritë tregtare hungareze po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi, pra bëhet fjalë për rreth 350 milionë euro, që është një shifër vërtetë domethënëse për ekonominë tonë dhe është vërtetë mbresëlënës sa i përket performancës së një shteti si Hungaria, gjë që nuk e pret që ta kesh në vendin tënd, pra investime të huaja. Kështu që diskutuam se si mund të arrijmë edhe më shumë në këtë fushë.

Turizmi është një objektiv për shembull dhe ne po shikojmë gjithnjë e më shumë qytetarë hungarezë që vijnë në Shqipëri për pushime. Në bregdetin tonë ky numër është rritur sërish në krahasim me vitin e shkuar dhe për momentin ne po shikojmë një rritje të madhe të turizmit në Shqipëri. 10 milionë turistë kishim vjet dhe sivjet shifra do të arrijë 12 milionë ose më shumë, me aeroportin që ka patur rritjen më të madhe në Europëdhe ne dëshirojmë që të kemi jo vetëm turistë hungarezë të cilët sigurisht i mirëpresim dhe meqë ra fjala, Hungaria është vendi nga i cili ne patëm një mbretëreshë, por ne gjithashtu duam që edhe investimet në turizëm të pasojnë dhe që të kemi flamurin hungarez në Shqipëri dhe na pëlqen shumë flamuri hungarez. Nuk e shikojmë atë fare si kërcenim apo sikur do të na pushtojë dhe në fund, por jo më pak nga rëndësia gjithashtu dëshiroj që t’i shpreh mirënjohjen e thellë kryeministrit Orbán për mbështetjen e tij të palëkundur për Ballkanin Perëndimor dhe jo thjesht mbështetje me fjalë, por me vepra”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY