Gjykata e Posaccme rrëzon kërkesën e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Policcanit.
Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së ccështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.
Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe cmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta. Shiftat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.
Avokatët kërkuan në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.
Seanca ka nisur prej orës 09:20 minuta dhe vijon, pasi mbrojtja ligjore e Mediut po paraqet kundërshtimet e saj në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve në dy seancat e kaluara.
Në seancë është i pranishëm edhe Fatmir Mediu. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/