Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, deputeti Petrit Vasili e miratimin e reformës si një ditë historike për vendin, por ndërkaq ka zhgënjyer ata që prisnin krizë qeveritare duke zbardhur trendin e koalicionit pas votimit të mbrëmshëm.
“Konsensusi i bashkoi shqiptarët, të ndihen më të sigurtë, më mirë në një atdhe që drejtohet nga një politikë që demonstroi përgjegjshmëri para një çeshtje madhore, të gjithë sot janë më të qetë se projektuan një reformë për një shtet të drejtsë, që prodhon barazi, qëndrim të barabartë ndaj qyetrarëve para ligjit, paanshmëri që ka munguar dhe lodhur e mërzitur shqiptarët”- tha Vasili.
Pyetur nga media nëse konsensusi i djeshëm e rrëzon koalicionin, Vasili theksoi se një gjë e tillë nuk ndodh.
“Konsensusi nuk rrëzon koalicionin, nuk është ditë ndarje, por ditë bashkimi”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/