MINISTRIA E BRENDSHME/ Drejtoresha e kartave e pasaportave, 15 mijë euro pagën...

MINISTRIA E BRENDSHME/ Drejtoresha e kartave e pasaportave, 15 mijë euro pagën mujore

208
0
Shares

Loina Prifti është larguar nga detyra e drejtores së kompanisë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit “IdentiTek”.

“Super drejtoresha” me pagë 15 mijë euro në muaj është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha pasi një grup auditimi në “IdentiTek” gjeti një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive.

Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.

Loina Prifti jetonte në Gjermani dhe u soll prej andej nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duke u vendosur në krye të kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY