Rama përgenjështron një lajm në lidhje ish deputetin e PD

Rama përgenjështron një lajm në lidhje ish deputetin e PD

191
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot të ketë dhënë ndonjë detyrë, post apo përgjegjësi për Mark Markun, ish deputet i PD, pedagog dhe aktualisht dekan i Fakultetit të Histori Filologjisë.

Rama u përgjigj përmes X në lidhje me një  shkrim sipas të cilit Marku do të drejtonte një projekt të qeverisë në lidhje drejtën e informimit.

“LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama në X. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY