Xhaferri: Shefat e SKY dhe Enchrochat ta ndalin terrorin ndaj protestuesve

Xhaferri: Shefat e SKY dhe Enchrochat ta ndalin terrorin ndaj protestuesve

81
0
Shares

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri njoftoi këtë mesnatë se policia ka nisur bastisje dhe përndjekje të të rinjve që u përfshinë në protestë n e opozitës

“Banesat e të rinjve të FRPD, studentëve, të rinjve dhe mbështetësve të PD në Tiranë aktualisht janë objekt bastistjesh nga Policia e Shtetit, ku në shumë raste shefat policisë dhe policë po ushtrojnë presion dhe dhunë verbale ndaj familjarëve.

Këto akte agresioni tipike për Narkoshtetin duhet të ndalen urgjentisht, ashtu siç Policia e Shtetit duhet të heqë dorë nga postiblloqet që janë vendosur në akset Tiranë-Durrës dhe aksi drejt veriut të vendit.

Qytetarët kanë dalë në protestë ndër të tjera edhe kundër inkriminimit të Policisë së Shtetit, ku pjesëtarë të kupolës së saj janë kthyer në ushtarë të bandave nga Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani.

Efektivët e policisë sot përmbytën me gaz protestuesit, duke mos kuryser as kalimtarët dhe fëmijët e mitur.

Ky agresion ndaj qytetarëve të pafajshëm bëhet për të mbrojtur qeverinë më të korruptuar të Evropës, çka de fakto e bën Policinë e Shtetit krahun e armatosur të Narkoshtetit”, deklaron Xhaferri në rrjete sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY