Tension dhe revoltë në Tiranë, flakët rrethojnë zyrën e Ramës, thirrje për...

Tension dhe revoltë në Tiranë, flakët rrethojnë zyrën e Ramës, thirrje për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike

67
0
Shares

Mosbindja civile është deklaruar nga opozita që këtë mbrëmje duke shënuar përleshje me policinë para kryeministrisë.

Qytetarët kanë hedhur molotov në drejtim të godinës ndërsa ndërtesa është rrethuar nga flakët për shkak të sasisë së madhe të bombave molotov.

Flakët kanë përfshirë dhe disa nga pemët përreth godinës, që më pas janë fikur me shpejtësi nga forcat e policisë.

Dhuna është përshkallëzuar në protestë, ku pjesëmarrësit kanë tentuar të çajnë rrethimin e policisë dhe kanë hedhur shashka në drejtim të tyre.

Drehtuesot kryesorë të opozitës, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj si dhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe në vijim në rrugët e tjera të Tiranës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY