Pamje e spitalit ku u braktis shqiptari
Një shqiptar u vra në Girona të Spanjës. Ndërkohë nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Mediat spanjolle shkruajnë se kanë nisur hetimet për atentatin i cili dyshohet se ka lidhje me trafikimin e drogës.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:00 kur 3 persona e kanë qëlluar shqiptarin në pjesën e pasme të kokës dhe më pas janë larguar me një “Audi” në ngjyrë të zezë. Ai është ‘braktisur’ në urgjencën e një spitali, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se këtë të Hënë në stacionin e policisë Mossos D’Esquadra në Lloret de Mar është dorëzuar një person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasje. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/