Avokati i Popullit, 6 grupe monitorimi në protestë: Qytetarët kanë të drejtë...

Avokati i Popullit, 6 grupe monitorimi në protestë: Qytetarët kanë të drejtë proteste pa frikë nga dhuna

31
0
Shares

Avokatit të Popullit do të monitorojë sot forcat e policisë gjatë protestës duke vendosur në terren pesë grupe monitorimi.

Një grup i gjashtë monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.

Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna, thuhet në një njoftim të Avokatit të Popullit.

Monitorimi i Avokatit të Popullit do të jetë i pandërprerë deri në përfundimin e plotë të protestës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY