SARANDË/ Miri i Safos ia merr shpirtin me shishe kokës në oborr...

SARANDË/ Miri i Safos ia merr shpirtin me shishe kokës në oborr të shtëpisë

118
0
Shares

Një person u qëllua për vdekje sot në Sarandë në oborrin e shtëpisë së tij nga Miri i Safos, person me precedebtë penalë.

Gëzim Bizoni u qëllua me një shishe në kokë nga Admir Beqiri, duke vdekur në vend në fshatin Gjashtë.

“Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizoni, rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, Admir Beqiri, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia e Sarandës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY