La pa jetë 40 vjeçarin në aksin Pogradec-Korçë, policia përdori dron dhe...

La pa jetë 40 vjeçarin në aksin Pogradec-Korçë, policia përdori dron dhe dylbi

80
0
Shares

Policia e Pogradecit gjeti makinën dhe zbardhi aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 40 vjeçar u godit për vdekje nga një automjet, ndërsa drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin e tij.

Drektuesi i automjetit, i arrestuar nga policia, është Gentjan Capo, 38 vjeç.

“Pas hetimeve dhe kontrolleve intensive duke përdorur dhe dron dhe dylbi u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit Gentjan Capo, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec”, njoftoi policia e Pogradecit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY