VLORA RRËMBEHET NGA UJI. PËRMBYTJE NË TË GJITHË QYTETIN. LUNDRONI NË ‘PËRROIN...

VLORA RRËMBEHET NGA UJI. PËRMBYTJE NË TË GJITHË QYTETIN. LUNDRONI NË ‘PËRROIN E TRANSBALLKANIKES”

126
0
Shares

Nuk ka më rrugë në Vlorë, por përrenj. Kështi rrugën Transballkanike mund të thërrasësh Përroi Trabsballkanike apo Lungomaren, Përroi i Lungonares. Kjo pas 2 orë shi i rrëmbyeshëm.

Uji nuk tërhiqet nga kanalizimet të cilat me sa duket janë bllokuar prej kohësh nga ndërtimet buzë detit.

Uji në mënyrë konstante ka arritur deri në gjysmën e lartësisë së makinave, ndërsa katet e para të bizneseve janë përmbytur, në disa lagje.

Transballkanikja është nën ujë. Kjo rrugë është një nyje kryesore për të hyrë dhe dalë nga qyteti bregdetar, energjia elektrike është stakuar për të shmangur djegie dhe rënien në rrymë të banorëve. Pompat elektrike kanë dalë jashtë funksionit dhe uji ka vërshuar brenda garazheve që janë në katet nëntokë.

Njësoj si Transballkanike, është edhe rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti”, aksi pranë Kishës Ortodokse, bulevardi “Ismail Qemali” dhe biblioteka e qytetit.

“Qytetarët vlonjatë kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikësve për t’u evakuuar nga banesat e tyre, të cilat janë pushtuar nga. Në zona të caktuara, niveli i ujit për shkak të reshjeve ka shkuar deri në 1 metër, duke i kthyer rrugët e ngushta në përrenj”, raporton newsbomb.al.

Ndërsa A2 news paraqet pronarët e një farmacie që  janë bllokuar brenda për shkak të situatës së përkeqësuar nga reshjet dhe përmbytjet në rrugë. Për nxjerrjen e tyre jashtë farmacisë kanë ndërhyrë zjarrfikëset. Sipas në rrugën “Albano dhe Romina” situata është kaotike.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY