Jorida Tabaku: “Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”

Jorida Tabaku: “Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”

25
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar në konferencën e organizuar nga SELDI dhe ACER, ku u diskutua raporti vjetor mbi korrupsionin në rajon. Në këtë konferencë, Tabaku theksoi shqetësimin e saj për gjendjen e demokracisë dhe korrupsionit në Shqipëri, duke vënë në dukje se raporti i analizuar dëshmoi një lidhje të ngushtë mes korrupsionit dhe qeverisjes, si dhe bjerrjen e vazhdueshme të demokracisë.

Tabaku, një nga zërat më të fortë dhe të besueshëm të opozitës në luftën kundër korrupsionit, theksoi se Shqipëria është zyrtarisht një shtet i kapur, dhe kjo nuk është thjesht një akuzë e opozitës, por një realitet i dokumentuar nga organizata ndërkombëtare. Raporti i SELDI-t, i cili prej vitesh analizon rajonin, është një nga shumë raportet që evidenton korrupsionin si një problem thelbësor për demokracinë në vend.

“ *Korrupsioni dhe klientelizmi janë rregulli, jo përjashtimi* ”, tha Tabaku, duke shtuar se qeverisja nga një “burrafort” prej tre mandatesh ka thelluar kapjen e shtetit dhe ka dobësuar ndarjen e pushteteve dhe fuqinë mbikëqyrëse të parlamentit.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Tabaku citoi shifra të raportit të SELDI-t që tregojnë se 80% e shqiptarëve ndiejnë korrupsionin çdo ditë, ndërsa vetëm 20% besojnë se qeveria ka vullnetin për ta luftuar atë. Ajo theksoi gjithashtu se qeveria ka dështuar që prej vitit 2015 në çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin, duke rënduar edhe më tej krizën ekonomike përmes asaj që Tabaku e quan ” *taksë e korrupsionit.* ”

“ *Afro 1 milion transaksione korruptive janë kryer në Shqipëri,* ” theksoi Tabaku, duke e renditur vendin menjëherë pas Serbisë për nivelin e lartë të korrupsionit. Ndërkohë, flukset financiare të paligjshme përbëjnë 2.16% të PBB-së, duke treguar përmasat e ekonomisë së paligjshme dhe evazionit fiskal.

Tabaku paralajmëron se kjo situatë alarmante nuk mund të zgjidhet përmes nismave propagandistike, por kërkon angazhim politik të sinqertë dhe të qartë nga aktorët që nuk janë shkaktarë të kësaj krize. “ *Shqipëria ka nevojë për një betejë të re për demokracinë dhe për rikthimin e shtetit të së drejtës”, përfundon ajo. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY