Berisha, thirrje qytetarëve nga gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në protestën...

Berisha, thirrje qytetarëve nga gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në protestën e së hënës

57
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi nga qytetarët të bashkohen në Tiranë në marshimin për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe një Shqipëri pa burgje dhe persekutime politike

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS/ Dua të përsëris edhe njëherë thirrjen time dhe të PD për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitare e opozitar të vërtetë, për çdo qytetare dhe qytetar shqiptar, që beson tek vota e lirë, që beson se vullneti i tij duhet të respektohet, që beson tek Kushtetuta dhe shteti ligjor, që beson se Edi Rama në të gjithë qenien e tij është një armik i egër i votës së lirë.

Është një armik i egër i shtetit ligjor dhe demokracisë.
Se ai ka instaluar në Shqipëri autokracinë elektorale, në të cilën me industrinë e blerjes së votës, me shtetin e tij elektoral, me makinerinë gjigante të frikësimit të zgjedhësve, kontrollon njëlloj si në diktaturat ideologjike, vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Thirrja ime është, ditën e hënë, në ora 18:00, të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore.
Për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta.
Kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike.
Kundër vjedhjeve të pashembullta në historinë e këtij vendi nga personalisht Edi Rama dhe klani i tij kriminal.
Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies më të keqe të Europës.

Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar.
Por edhe e çdo patrioti që e don kombin shqiptar dhe që e don Shqipërinë.
Çdo shqiptari patriot që nuk mund të pajtohet kurrë me qëndrimet prej argati të Beeogradit të Edi Ramës ndaj Kosovës.
Përpjekjet e tij për shpërbërjen e Republikës së Kosovës dhe ndarjes së saj.
Përpjekjet e tij për vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, një projekt i mirëfilltë ruso-serb.
Izolimin që ai i bëri Kosovës.
Dhe së fundmi, thikën e tmerrshme që kërkoi t’i fusë vlerës më supreme që ka kombi shqiptar, vlerës së tolerancës fetare dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke krijuar shtetin e parë islamik në Europë, njoftim që bëri në OKB, ku u paraqit si Ajetollah Ramullahu dhe mahniti audiencën me atë që dëgjuan, por që në fakt kishte vetëm qëllimet më të liga, më djallëzore të vetat dhe të Beogradit ndaj shqiptarëve, qëllimet mafioze të një banke dhe pasaportave diplomatike për klanet e drogës dhe krimit shqiptar dhe ndërkombëtar.
Qytetarë dhe qytetare, dita e hënë, ora 18 është radha jonë, është radha e guximit tonë, është radha e idealeve tona.
Është radha e fitores sonë.
Ndaj dhe ju ftoj nga të katër anët e vendit, por edhe vende të tjera, të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, një Shqipëri pa burgje dhe persekutime politike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY