Emërohet administratorja e re e Asteve të Konfiskuara

Emërohet administratorja e re e Asteve të Konfiskuara

150
0
Shares

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi Kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja.

”Vlerësova punën disamujore të z. Idriz Haxhiaj, në drejtimin e AAPSK, si Kryeadministrator i komanduar. Disa nga rezultatet e dy viteve të fundit, – me shifra që ndonjëherë kapërcejnë në dyfishim, – dëshmojnë seriozitetin e punës së kryer deri më sot.

Dua të informoj edhe publikun, se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve. Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane. Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë”, deklaroi ministri Hoxha në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY