Humb jetën i riu që u plagos nga tritoli që synoi motrat...

Humb jetën i riu që u plagos nga tritoli që synoi motrat Nikolli në Elbasan

22
0
Shares

U nda nga jeta në spital Enea Themollari, i riu që mori plagë të rënda nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Enea Themollari, ishte vetëm 26-vjeç. Prej 14 korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i tritolot në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli.

Motrat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ato kishin lajmëruar më herët edhe policinë për kërcëninet që kishin marrë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY