Cjapi në Korçë bën për spital korçarin. Policia jep detajet e ngjarjes...

Cjapi në Korçë bën për spital korçarin. Policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

125
0
Shares

Një bari u sulmua sot nga cjapi i një tife dhish duke pësuar plagosje të rënda në trup. Ngjarja ndodhi në Maliq në orët e mbrëmjes, ndërsa policia natyrshëm nuk mund të mësonte arsyet e cjapit për sulmin ndaj të zotit, për shkak të komunikimit të pamundur.

“Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës”, njoftoi policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY