Tension dhe përleshje mes deputetëve të opozitës dhe gardës në Parlament. Opozita...

Tension dhe përleshje mes deputetëve të opozitës dhe gardës në Parlament. Opozita djeg manekinët e ‘vëllezërve’

73
0
Shares

Tension dhe përleshje sot në të gjitha portat e Parlamentit mes deputetëve të opozitës, të përjashtuar nga punimet dhe gardistëve.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan për 60 ditë. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimore është për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar me 40 ditë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se aksioni i opozitës ka ardhur për shkak se përjashtimi i deputetëve nuk është bërë sipas rregullores.

“Praktikisht njëlloj siç janë burgosur deputetët e opozitës pa ligj edhe deputetët e dënuar janë dënuar pa ligj. Sepse ky është një regjim që nuk njeh ligj e Kushtetutë. Nëse ju duket normale që kryetarja e Parlamentit futet si mi në godinë… Mua nuk më duket normale. Ligjet, mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe t’i miratojnë. Problemi këtu është që deputetet e opozitës nuk u lejuan të futen në Parlament nga gardistët. Nuk bën asgjë më shumë e asgjë më pak Rama se Putini. Sjell deputetët e tij si dele të përplasen me opozitën dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër shqiptarë. Ne do të vazhdojmë si të na teket”, tha Bardhi.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha ndër të tjera se kabineti qeveritar ka ministra të caktuar nga mafia.

“Në banjë do t’i mbyll populli këta. Bëjnë vendime për të vjedhur 51 miliardë euro në 11 vite. Ku kanë shkuar këto para. 51 miliardë janë vjedhur nga narkot dhe qajnë për karriget. Këta kanë hall se flakët e karrigeve do përpijnë Surrelin. Ky është një demonstrim se përse populli të hënën duhet të vërshojë në rrugë. Këta hynë si minj në kuvend nga dera e pasme pasi nuk përfaqësojnë popullin, Drejtorin e Policisë në këtë vend e caktojnë narkot. A ka vend ku ministrat caktohen nga mafia. Ministri i Mbrojtjes e ka lënë portin e Durrësit në dorën e mafias. Përse mbrohen me qindra gardistë. Iu ka hyrë frika në palcë. Ditën e hënë të gjithë në Tiranë”, tha mes të tjerash Noka.

Në vijim të aksionit opozitar përpara Kuvendit, deputetët e opozitës kanë djegur dhe 4 manekinë të vëllezërve.

Katër manekinët ishin veshur me rroba burgu teksa ishin vendosur në to dhe fotot e Edi Ramës, vëllai të tij Olsi Rama, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY