Qeveria ka caktuar sot drejtorin e ri të Tatimeve. Ai është Ilir Binaj.
”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendimin e sotëm të qeverisë.
Po sot qeveria miratoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, atë që propozoi ministri i Brendshëm.
”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, dhe 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e qeverisë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...