Tentoi të vriste një shqiptar, shpërndarës droge, por përfundoi duke plagosur rëndë me thikë të dashurën e tij, një rumune 25+vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe mediat italiane raportojnë se policia arrestoi italianin Alessandro Greco, 30-vjeçar.
Policia ka publikuar edhe videon e sulmit, ku duket italiani që i turret me një thike në dorë çiftit. Fillimisht ai ka kërkuar të qëllojë shqiptarin, që njihej si shpërndarës droge në sheshin në Ragusa, por përfundon duke gjakosur e lënë pa ndenja përtokë të dashurën e tij, raporton Panorama.
Hetimet e para tregojnë se autori është një nga klientët e shqiptarit dhe duket se kanë pasur një mosmarrëveshje parash mes tyre. Rumunia u dërgua në spital për mjekim, kurse policia po vijon hetimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/