Ambasadori i BE, Gonzato: Të ulen tensionet e të shmangen sulmet

Ambasadori i BE, Gonzato: Të ulen tensionet e të shmangen sulmet

49
0
Shares

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në Kuvend një ditë më parë.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet“, tha ambasadori i BE-së në një reagim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit.

Ambasadorët nuk kanë komentuar dënimin me akuzë që nuk ka ndodhur të deputetit të PD, Ervin Salianji. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY