Zgjohet instikti antiopozitë te ministri i Brendshëm

Zgjohet instikti antiopozitë te ministri i Brendshëm

197
0
Shares

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ende pa bërë dy muaj në punë u shfaq sot si militant partie përmes një deklarate antiopozitë sa edhe deputeti më eneverist i PS nuk e ka bërë në lidhje me protestën e opozitës në Parlament.

“Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht”, deklaron ministri që në fakt duhet të jetë edhe më i distancuari ndaj deklaratave të tilla. As Taulanti nuk i ka bërë.

Ai ka renditur edhe akuzat për deputetët e opozitës të cilat do ti dërgojë në SPAK.

“ ,
,
,
,
, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi”, thotë ai.

Ai që sapo ka ngrohur karrigen jep edhe këshilla si në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

“Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët”, deklaron ministri.

Por SPAK është i zënë këto me telefonin e drejtorit të policisë që sapo ka emëruar ministri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY