Sekuestrohen pronat, punon në ‘Shërbimet qeveritare’ por paratë vinin nga Anglia

Sekuestrohen pronat, punon në ‘Shërbimet qeveritare’ por paratë vinin nga Anglia

133
0
Shares

Transferta të dyshimta përgjatë dy viteve, Prokuroria e Tiranës sekuestron 6 prona dhe automjetet e shtetases Irma Hasani, dyshime se janë të vëllait të dënuar në Angli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive të Hasanit si të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Hasani brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete.

Prokuroria provoi se Irma Hasani ishte e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

O. Hasani pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët.Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i Irmës.

“Sa më sipër, duke ju referuar kontratave noteriale të blerjeve tëpasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit O.H. për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Nga sasipër dhe nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi i këtij procedimi penal, arrihet nëkonkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasve I.H., O.H.dhe familjareve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi O.H.

Perfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja I. H. dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime tëpaligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme”  thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror“Sekuestron Preventive” për: pasuri e paluajtshme, në emrin e shtetases I. H. dhe familjarëve të saj;

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit tëTransportit Rrugor Tiranë për automtetet:

Volkswagen golf 5;

Renault Clio;

Audi Q3;

Volvo CX60;

Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe

Audi SQ7. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY