Irani dërgon më një vend të fshehtë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei

Irani dërgon më një vend të fshehtë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei

75
0
Shares

Pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrahllah nga ushtria izraelite, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është dërguar në një vend të sigurt brenda Iranit, njoftoi agjenci e lajmeve Reuters.

Dy zyrtarët rajonalë nga Teherani i thanë Reuters se Khamenei ishte zhvendosur në një vend të sigurt.

Vrasja e Nasrahllah ishte një paralajmërim për Iranin dhe liderët e tij siç u shpreh kryeministri izraelit Netanyahu.

“Dhe regjimit të ajatollahëve, unë i them: Ata që na godasin ne, ne do t’i godasim. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk mund ta arrijë. Sot, ju tashmë e dini se kjo është e saktë”, tha Benjamin Netanyahu.

Vrajsa e Nasrallah dy ditë më parë është një goditje e madhe për Iranin.

Hezbollah përballet me sfidën e zgjedhjes së një drejtuesi të ri. Safieddine besohet se do të jetë pasardhësi i Hassan Nasrahalla. Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit. Safieddini është kushëri i Nasrallahut dhe një klerik që mban çallmën e zezë që tregon prejardhjen nga profeti i Islamit Muhamed.

Departamenti Amerikan i Shtetit e përcaktoi atë terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY