Rama: Nuk i kërkohet llogari familjes pse del një derr nga ai...

Rama: Nuk i kërkohet llogari familjes pse del një derr nga ai pyll. Por rasti Rama është ‘pylli i mbushur me derra’

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë bisedës në podkastin e tij se ajo që ngjau te onkologjiku nuk duhet të penalizojë gjithë të tjerët.

”S’mund të mbajë përgjegjësi familja që një anëtar i saj i rritur dhe edukuar, del një kriminel e palaço”, tha Kryeministri duke nënkuptuar edhe qeverinë e tij dhe administratën lokale të krijuar nga PS.

Rama theksoi se dallimi bëhet tek mënyra se si reagon ndaj situatës, nëse e justifikon apo kërkon ndjesë.

Por ky nuk është rasti i qeverisë së tij dhe as administratës socialiste, ku nuk bëhet fjalë për një derr në pyll por pyllin plot derra.

”Nuk i kërkohet llogari një familje, një organizate, një ndërmarrje, një partie, një shoqate, një vendi pse del një derr nga ai pyll dhe pse ndodh një gjë që nuk duhet të kishte ndodhur, por ama llogaria bazohet tek si reagon ndaj saj.

Se ti nuk mund të mbash përgjegjësi, një parti, një familje, s’mund të mbajë përgjegjësi familja që një anëtar i saj i rritur dhe edukuar, del një kriminel e palaço, por si reagon ndaj kësaj aty bëhet dallimi, a justifikon apo e sheh në sy dhe thua ndjesë ky ishte moment i keq dhe si mund ta rregullojmë duke ndërhyrë në sistem”, tha kreu i qeverisë duke ndërtuar alibi për kotrupsionin galopant të qeverisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY