Zyrat e qeverisë censurojnë mediat për lajmin e dorëzimit në polici të...

Zyrat e qeverisë censurojnë mediat për lajmin e dorëzimit në polici të Salianjit. Fuga fik ‘dritat’ me 3000 trollsat e Erionit

90
0
Shares

Në figurë është grafiku i përdorimit të droni.al, sot në orën 18.00. Ky lloj grafiku nuk shfaqet kurrë në një funksionim normal edhe për media shumë më të vogla se droni.al

Zyrat e qeverisë që mbulojnë censurimin e mediave të pavarura bllokuan dhe sulmuan me bots e trolls mediat online duke kufizuar shpërndarjen e tyre në rrjete sociale por edhe në internet në momentet para e pas dorëzimit të deputetit Ervin Salianji në polici.

Kreu i censurës Endri Fuga edhe kësaj here ia doli që përmes parave tona, taksave tona që paguajnë administratën publike të bllokojë fjalën e lirë.

Pamja e grafikut më sipër me hapësira bosh mund të shfaqet vetëm në orën 4 të mëngjesit kur edhe rojet i ka zënë gjumi dhe jo më në prime time, ora 18.00 pasdite në kulmin e një lajmi të bujshëm, arrestimit të një deputeti që denoncoi një trafikant droge që fshihej në Shqipëri prej 15 vitesh për shkak të vëllait, deputet dhe ministër.

Fuga do të jetë personazhi i përditshëm në kronikat tona deri sa të mbyllë televizionet e tij ministri më ministri dhe të ndalë 3000 trollsat e bashkisë së Tiranës, drejtorisë së medias në qeveri dhe zyrave të shtypit në ministri që mbajnë punonjës herë në të zezë, e herë që paguhen si manovratorë në ujësjellës por editojnë video në zyrat e qeverisë.

Udhëtim të mbarë në rrëfimet tona Endri. redaksia e Droni.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY