Prokurorja Elona Alvora do të ekzekutojë urdhërin e ndalimit të deputetit Ervin Salianji. Ajo ka marrë në dorëzim urdhërin e ekzekutimit nga prokurori i Apelit dhe pritet tia dorëzojë atë policisë së Tiranës.
Ka një javë kohë deri në vajtjen vullnetare të Salianjit në polici. Ndërkohë nuk ëashtë e qartë nëse policia e prokuroria do të zbatojnë nenin 70 e 73 të Kushtetutës. Ndërsa neni 71 i kushtetutës konstaton ndërprerjen e mandatit me marrjen e një dënimi të formës së prerë nga gjykata, dënim i kësaj forme ishte edhe ai i djeshmi nga Apeli.
Një natë më parë Salianji tha se do të vetdorëzohet pasi bëhet fjalë për një vendim që zbatohet menjëherë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/