PD vendos radikalizimin e qëndrimeve të saj që nga 6 tetori

PD vendos radikalizimin e qëndrimeve të saj që nga 6 tetori

69
0
Shares

PD vendosi sonte të radikalizojë qëndrimin e saj ndaj qeverisë duke nisë protestat më 6 tetor, fill vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg.

Ky ishte vendimi i marrë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila zgjati për rreth 3 orë.

Kreu i PD, Sali Berisha duke folur online në mbledhjen e kryesisë tha se është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes

“Të mos harrojmë, si unë, si ju, sot në studiot televizive, fatmirësisht ka edhe analistë gazetarë, të cilët demaskojnë, damkosin çdo natë këtë regjim. Është e vërtetë kjo.
Pse ua them unë këtë? Ua them që të mos fetishizojmë fjalën. Është koha e veprave.
Nuk jam kundër fjalës, të kuptohemi, unë e vlerësoj shumë fjalën, por tani është koha e veprave, tani është koha e kreativitetit, tani është koha e përballjes.
Çdo njeri që mendon ‘business as usual’ në këtë fushatë ku arrestohet kryetari i partisë dhe problemi nuk është se u arrestua, po si do bëhet me arrestimin e tij, dënohet me burg tjetri pse dënoi krimin dhe problemi është se nuk është krimi, por është ai fajtori.
Këto zhvillime duhet të jenë një elektroshok për çdo demokrat.
Midis jush, dhe është normale, po edhe midis drejtuesve të tjerë më gjerë, me të drejtë shtrohen pyetjet: a janë të gatshëm njerëzit për t’u përballur?
Do theksoj dy momente.
Betejat janë të guximtarëve. Dhe u garantoj ju se 500 guximtarë, 300 guximtarë, 50 guximtarë janë një detashment që mund të trondisë në themel këtë regjim.
Por këtu nuk bëhet fjalë për 500, për 50, të jeni të sigurt se janë mijëra e mijëra demokratë që presin udhëheqjen tuaj, që presin mobilizimin nga ju, që presin frymëzimin nga ju.
Ne jemi në një provë të madhe, një provë e tillë sa…
Çfarë ndodh? Shqipëria është i vetmi vend në botë ku skandalet i rrisin kuotat skandalistit, qeverisë.
Në jemi i vetmi vend në botë ku aktet e mirëfillta antikombëtare e bëjnë edhe më kombëtar tradhtarin.
Jo, nuk është kjo, absolutisht nuk janë shqiptarët këta.
Ka një problem, shqiptarët duan mobilizim, duan organizim, duan udhëheqje”, tha Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka shpjegoi pas mbledhjes se nuk bëhet fjalë për protestë thjeshtë kombëtare, por për përshkallëzim dhe radikalizim.

“Data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës.

Nuk bëhet fjalë për protestë thjeshtë kombëtare; përshkallëzim. E kemi thënë dhe po e them sot, përshkallëzim. Radikalizim.
Nuk do të thotë që të mblidhemi në bulevard, por që do të thotë se do të jemi në terren në të gjitha akset kryesore. Bllokimi i akseve do të jetë një nga idetë që do ti propozohen këshillit kombëtar.
Qytetarët janë sot një hap para opozitës. Ata janë të revoltuar dhe ata kanë nevojë që ne ti kontaktojmë dhe të ju prijmë. Rrugë jonë është pa kthim.
Edi Rama do të rrëzohet dhe ky rregjim do të rrëzohet. Shqipëria nuk mund të pranojë një narkoregjim që kërkon të likujdojë opozitën dhe të rrënojë e shpopullojë Shqipërinë.
Parlamenti pa diskutim.
Aksioni opozita do të jetë edhe në parlament edhe në terren.
Nuk ka më paqe për Edi Ramën dhe regjimin e tij kriminal dhe as për narkodrejtësinë e tij.
Sot mund të ju them vetëm kaq.
Kryesia e vogël e partisë është duke diskutuar detajet dhe do të ja paraqesim këshillit kombëtar”, Noka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY