Bardhi, përgjigje Ramës: Edhe ti e ke vëllanë si vëllai e Xhafës

Bardhi, përgjigje Ramës: Edhe ti e ke vëllanë si vëllai e Xhafës

95
0
Shares

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj dënimit të Ervin Salianji ka marrë një përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues”, deklaroi Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY