Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

47
0
Shares

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato kërkoi sot në një takim në kuvend me institucionet e pavarura që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respekt të plotë të Kushtetutës që kanë të bëjnë me kontrollin dhe balancën. Siç u përmend edhe në raportin e fundit të zbatimit të shtetit të së drejtës, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi midis Parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Në këtë kontekst Parlamenti duhet të raportojë siç duhet në rastet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura por edhe komisionet e ndryshme, si Komisioneri kundër Diskriminimit, apo Gjykata Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, tha Gonzato.

Mazhoranca refuzoi pak ditë më parë të zbatonte një vendim të Kushtetueses duke vendosur t’i kërkojnë opinion Komisionit të Venecias për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Deputeti socialist, Blendi Çuçi janë shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i imponohet deputetëve për votën e tyre, pasi përmes kartonëve në Kuvend rrëzuan kërkesën për heqjen e mandatit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY