Dënimi me burg i Salianjit, PD reagon ashpër. Kush janë 3 gjyqtarët...

Dënimi me burg i Salianjit, PD reagon ashpër. Kush janë 3 gjyqtarët e Apelit dhe pse dhanë këtë vendim

29
0
Shares

Parti Demokratike dënoi sot ndëshkimin me 1 vit burg deputetin e  PD-së, Ervin Salianji. Përmes një deklarate të bërë nga kryetari i PD, Sali Berisha theksohej se dënimi i Salianjit është urdhër i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

 

DEKLARATA/ Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.

Edhe n/kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se opozita përballet me një sulm të fortë ndaj saj, me qëllim eliminimin.

‘Ishte një vendim absurd, dënim politik, nëpërmjet një procesi politik. Procesi ndaj Ervinit ka hapur siparin e proceseve politike në Shqipëri, ndaj përfaqësuesve të opozitës, deputetëve apo drejtuesve të PD.

Dënimi i sotëm politik, nuk është vetëm një dënim ndaj deputetit Ervin Salianji, që mban dhe detyrën e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, por është një dënim ndaj së vërtetës.

Tek e fundit Ervin Salianji, nuk bëri gjë tjetër veç se artikuloi të vërtetën, të vërtetën e inkriminimit të vëllait të Fatmir Xhafajt, i cili vuajti dënimin për shkak të denoncimit të deputetit Ervin Salianji dhe që dëshmoi lidhjet e PS me krimin e organizuar dhe në formë tjetër absurde është po ky njeri, vëllai i të cili është i dënuar për trafik, mori flamurin e reformës në drejtësi, është po sot ky që sot drejton komisionin anti Spak. Duan të eliminojnë opozitën, jemi në një fazë lufte shumë të egër, dhe ne duhet të përcaktojmë qëndrimet tona politike, brenda parlamentit, por edhe jashtë parlamentit nëpërmjet një aksioni shumë të fortë, pikërisht për ti bërë ballë kësaj fushate të egër për eliminimin e opozitës dhe shembullin e kemi me dënimin e Salianjit sot, burgosjen e Berishës dje. Pa reagim kjo çështje nuk zgjidhet’, tha Luçiano Boçi.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm, la sot në fuqi vendimet e dënimit për deputetin democrat, Ervin Salianji, dhe gazetarin Jetmir Olldashi, në çështjen gjyqësore të quajtur “Geron”.

Salianji dhe Olldashi akuzohen për kallëzim të rremë ndaj trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë asnjë provë të paraqitur nga mbrojtja, duke vendosur përfundimisht dënimin me 1 vit burgim për deputetin opozitar, si edhe 100 orë punë në shërbim të komunitetit për gazetarin Olldashi, ndërsa praoi dokumenta në kundërshtim me përocedurën që favorizonin trafikantin Xhafa, të siguruara nga prokurorët.

Gjyqtarët Gent Shala, Iliba Bezat dhe Elona Toro ishin pjesë e trupit gjykues në Apel.

“Gent Shala e kaloi Vetingun por më parë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi shkarkimin e tij për probleme të theksuara me pasurinë. Ai shpreson që të marrë emërimin në Gjykatën e Lartë”, raporton syri tv.

Kreu i grupit parlamentar democrat, Gazmend Bardhi, i pranishëm në seancën për dhënien e vendimit, iu drejtuar gjyqtarit Shala që nuk ka për ta marrë emërimin në Gjykatën e Lartë, edhe pse u bë pjesë e këtij vendimi skandaloz.

Gjyqtarja tjetër Iliba Bezat kaloi vetingun përmes KPA kur nisi procesi gjyqësor “Geron” në Gjykatën e Apelit. Komisioneri Publik kishte kërkuar shkarkimin e saj, për probleme të theksuara me pasurinë. Por, cuditërisht  Bezat u konfirmua në detyrë. Gjyqtarja Bezat u promovua nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë, në atë të Apelit po në atë qytet në vitin 2004 kur ministër ishte Fatmir Xhafa.

Gjyqtarja tjetër Elona Toro kishte probleme të theksuara me pasurinë gjatë procesit të vetingut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY