Apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD, Ervin Salianji. Gjykata...

Apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD, Ervin Salianji. Gjykata në shkelje

166
0
Shares

Gjykata e Apelit vendosi sot dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji në lidhur me çështjen ‘Geron Xhafa’.

Fill pas vendimit ka reaguar dwputeti Salianji.

”Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike” tha Salianji pas vendimit.

Avokatët e Geron Xhafës kishin paraqitur vendimin e pushimit të GJKKO-së që u bë objekt debate seancën e kaluar, Apeli riçeli shqyrtimin që e kishte mbyllur seancën e kaluar për të marrë provën, çfarë përbën shkelje të rëndë proceduriale.

“Është e padegjuar më parë që pasi mbyllet shqyrtimi të depozitohen prova të reja në gjykatë. Vendim në kundërshtim me ligjin” tha avokati i Salianjit, Ledio Braho.

“Nëse do kishte nje hrtim në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte kallëzim te rremë. Prokurorit në seancën e kaluar, ja dhanë gati letrën ne dorë” tha Salianji. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY