Arrestohet në një hotel në Kukës djali i biznesmenit të njohur

Arrestohet në një hotel në Kukës djali i biznesmenit të njohur

269
0
Shares

Policia ka vënë në pranga një 32 vjeçar nga Kukësi, djali i një biznesmeni të njohur të vendit.

Edison Elezi qëndronte i fshehur në një hotel në Kukës prej korrikut të këtij viti pasi plagosi pa dashje 3 persona në Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Oda” u krye nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.

“Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi Edison Elezi, 32 vjeç, akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY