ELBASAN/ Me armë në dorë, kryq e tërthor qytetit. Arrestohen 2 persona...

ELBASAN/ Me armë në dorë, kryq e tërthor qytetit. Arrestohen 2 persona me nam edhe në Evropë

302
0
Shares

Qarkullonin të armatosur me kallashnikov, arrestohen në flagrancë nga policia e Elbasanit, 2 shtetas me precedentë penal brenda ose jashtë vendit.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën “Iliaz Kosova”, automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë).

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY