Itali, aksidentohen rëndë dy shqiptarë, makina e tyre futet poshtë kamionit rumun

Itali, aksidentohen rëndë dy shqiptarë, makina e tyre futet poshtë kamionit rumun

70
0
Shares

Dy shtetas shqiptarë kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Limena të Italisë. Sipas mediave italiane makina e tyre është përplasur me një kamion.
Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 27 dhe 30 vjeç.
Policia ka bërë me dije se pas hetimeve të para në vendngjarje, mësohet se shqiptarët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe i kanë rënë kamionit nga pas.
Goditja ka qenë aq e fortë sa makina e tyre ka përfunduar poshtë kamionit.
Për të nxjerrë makinën andej është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Shqiptarët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Drejtuesi i kamionit është ndaluar nga policia. Ai është një 40-vjeçar rumun, i cili nga aksidenti nuk ka pësuar asgjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY