Teliti, projektvendim lehtësues për taksën e infrastrukturës, ul çmimin e banesave

Teliti, projektvendim lehtësues për taksën e infrastrukturës, ul çmimin e banesave

37
0
Shares

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, depozitoi sot në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit projektvendimin që sjell impakt pozitiv në rritjen e konkurrencës, uljen e kostove të ndërtimit dhe uljen e cmimit të shitjes së banesave për familjet e Tiranës.

PROPOZIMI I TELITIT/ Nisur nga rritja stratosferike e cmimeve të shitjes së banesave në Tiranë, cmime të papërballueshme për familjarin e ndershëm,
Nisur nga rritja e cmimeve të referencës me mesatarisht 53% në territorin e Bashkisë Tiranë që prej korrikut 2023,
Nisur nga fakti që parapagimi i plotë i taksës 8% ka passjellë daljen padrejtësisht nga tregu të qindra ndërtuesve të ndershëm,
Nisur nga fakti që propozimi i opozitës në dhjetor 2023 për përgjysmimin e taksës së infrastrukturës, nga 8% në 4%, u hodh poshtë padrejtësisht nga Veliaj dhe këshilltarët e tij,
Nisur edhe nga kërkesa e ditëve të fundit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë vendosjen e një grafiku pagesash me këste për taksën e infrastrukturës,
Sot depozitova në Këshillin Bashkiak projektvendimin për vendosjen e një grafiku për pagesën e taksës së infrastrukturës, konkretisht me 3 (tre) këste të barabarta.
Kjo masë e propozuar do ketë rezultate pozitive si në rritjen e konkurrencës në sektorin e ndërtimit, ulje të kostove të ndërtimit dhe automatikisht edhe uljen e cmimeve të shitjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY